Duke analizuar situatën ku gjendet vendi prej disa muajsh, Neritan Ceka deklaroi në studion e “Byro Politike” se nuk jemi në krizë politike, por në krizë sistemi. Si njohës i mirë i politikës, Ceka u shpreh se sot kemi një është pushtet të ligjshëm, por jo demokratik. “Nuk i kuptoj partnerët ndërkombëtarë që nuk reagojnë”, tha ai.
I pyetur nga gazetarja Xhokaxhi se si mund të zgjidhet kriza ai u shpreh se “jemi asgjëkundi dhe shkojmë drejt asgjëkundit. Sot jemi në krizë sistemi që nuk zgjidhet. Mund të zgjidhet me zgjedhje të parakohshme, por ata që duan të vijnë (PD) nuk janë të përgatitur. S’kanë paraqitur deri më tani një alternativë për të dalë nga kriza e sistemit.
Sot kemi një parlament kushtetues, por që nuk funksionon. Edhe pushteti lokal është i ligjshëm, pavarësisht se kush janë personat e zgjedhur. Ata firmosin fonde publike, marrin vendime dhe s’kanë për të dalë ndonjëherë në gjyq, edhe sikur Kushtetuesja të thotë se Presidenti kishte të drejtë për dekretin e zgjedhjeve lokale.
Pra kemi pushtet të ligjshëm, por jo demokratik. Këta që quhen partnerë nuk i kuptoj se si nuk reagojnë për këtë pushtet jo demokratik që është instatuar në vend”, u shpreh Neritan Ceka. /abcnews
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...