Ç’do të ndodhë me garën në PD?

08:15 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

Ish kryeministri Sali Berisha ka pasur një agjendë e te ngjeshur ditën e djeshme.

“Panorama” mëson se ish-deputeti Astrit Patozi por edhe rivali i vetëm i Bashes, Eduard Selami kane vizituar ish liderin e demokrateve.

Besohet se tema kryesore e bisedës kane qene zgjedhjet ne PD, qe do te mbahen ne 22 Korrik.

I kontaktuar nga “Panorama”, Patozi ka konfirmuar takimin, mirëpo nuk ka dhënë detaje lidhur me temat e bisedës me të.

Ky takim vjen pikërisht një ditë pas skualifikimit të Patozit si kandidat për zgjedhjet në krye të PD-së.

Ish-deputeti, që është një ndër kritikët më të mëdhenj të Bashës ka qenë shumë aktiv ditët e fundit për zhvillimet në parti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme