Çdo muaj në Shqipëri po hyn rreth 10 mijë litra më pak karburant se vitin e kaluar. Sasia ka nisur të pakësohet që nga muaji mars, kur çmimi i naftës për herë të parë kaloi nivelin 200 lekë për litër.
Lufta Rusi-Ukrainë, duket të ketë dhënë ndikimin kryesor, pasi në janar-shkurt, importet ishin në rritje. Për të gjithë 5-mujorin, rënia llogaritet 6%, ndërsa vetëm në maj ishte 18%.
Vendi ynë renditet e 11 në botë për çmimin e lartë të karburanteve, dhe konsumatorët po gjejnë rrugë të tjera për të mos shpenzuar shtrenjtë për transport.
Përveç atyre që kanë lënë makinat, të tjerë shkojnë në vendet fqinje për furnizim, ku diferenca për një litër arrin deri në 100 lekë.
Shoqata e Hidrokarbureve i tha Euronews se karburantet në vend po shpërndajnë gjithnjë e më pak naftë, ndërsa 6% e pikave tregtare janë mbyllur tashmë.
Për këtë shoqatë, fiksimi i çmimeve nga Bordi ka shkatërruar pikat e vogla, të cilat operojnë kryesisht si biznese familjare. Këto pika, do të ishin të hapura në kushte konkurrence, pasi do të operonin më çmime tregu./ Euronews
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?