Një numër në rritje emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Azia po kërkojnë azil në Shqipëri, një fenomen i padukshëm deri tani në këtë vend që njihet më shumë për emigrimin masiv.
Gjatë viteve 2015 dhe 2016, qindra mijëra emigrantë që u larguan nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika arritën në Evropë duke përdorur rrugën ballkanike. Rruga u mbyll në mars 2016, por njerëzit, që kërkojnë mënyra të tjera, ende arrijnë të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes Ballkanit, edhe pse në numër të vogël.
Autoritetet shqiptare thonë se muajt e fundit ka patur përpjekje në rritje të refugjatëve dhe emigrantëve për të përdorur territorin e Shqipërisë si rrugë kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Policia kufitare ka forcuar kontrollet, për të frenuar një valë të mundëshme refugjatësh. Disa nga të ardhurit thonë se destinacioni i tyre përfundimtar është Gjermania.
“Shqipëria është një vend tranziti për mua dhe për të tjerët, por nuk është si Serbia apo Maqedonia, të cilat i kanë mbyllur kufijtë. Shqipëria është e vetmja zgjidhje për refugjatët që kalojnë tranzit,” thotë Guwan Belei, refugjat sirian.
Ai thotë se erdhi nga Turqia, shkoi në Greqi dhe nga Greqia hyri në Shqipëri.
“Nga Shqipëria, – thotë ai, – me dëshirën e Zotit, dua ta përfundoj rrugën time në Gjermani”.
“U larguam nga Siria, duke kaluar male dhe lumenj dhe shkuam në Turqi. Pastaj, me gomone shkuam në Greqi, përshkuam fusha me baltë, ecëm mes shiut dhe arritëm në Greqi. Prej andej erdhëm këtu duke kaluar nëpër male,” thotë refugjatja nga Siria, Berivian Alus.
Ajo thotë se arsyeja që u largua ishte se Turqia bombardoi Afrinin dhe se e kishin nxjerrë jashtë vendit kontrabandistët. Sipas saj, nga Siria në Turqi i kishte kushtuar 1.500 euro ndërsa nga Turqia në Greqi 3.500 euro.
Të mërkurën policia në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi, ndaloi gjashtë shtetas pakistanezë që po përpiqeshin të kalonin kufirin për në Mal të Zi.
Sipas policisë, çdo 24 orë në territorin e Shqipërisë ndalohen mesatarisht 10 shtetas të huaj./voa
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...