Pak ditë pasi u kapen në portin e Durrësit dy makina të mbushura me 3.4 milionë euro, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë të njëjtin “veprim”.
Ai shkoi sot në parlament me një makinë “Toyota yaris”, si makinat të cilat u kapën në Durrës të mbushura me euro dhe me dy çanta të mëdha në të cilat ishin stampuar monedha evropiane.
Të dielën në dy makina “Toyota Yaris” u sekuestruan 3,4 milionë euro, ndërsa PD akuzoi Taulant Ballën si të lidhur me personat e akuzuar për këto para që konsiderohen të pista.
Ndërsa dje Balla bëri kallëzim penal ndaj Lulzim Bashës për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpifje./Express
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedh...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...
“Janë çifti ma i fortë këtu”, Gjesti debaton me Leon për Dri...