Shoqata “Çameria”, ditën e sotme, ora 17:00 do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Jashtme në përkujtim të të rënëve përgjatë genocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
I pranishëm në protestë edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Në lidhje me nisen e gërmimeve për eshtrat e ushtarëve grekë në Tepelenë shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare.
Agjencia AFP shkruan se ministria e Jashtme e Greqisë e quan një moment historik.
“Fushata e vitit 1940-41 në Shqipëri, ku sulmi italian u zmbraps përkundrejt të gjitha shanseve, përkujtohet çdo vit në Greqi dhe është i pari sukses i Aleatëve ndaj fuqive të Boshtit”, shkruan agjencia.
“Greqia e ka kërkuar diçka të tillë prej dekadash. Detajet u miratuan në nëntor, edhe pse marrëveshja origjinale është përmbyllur në vitin 2009.
Shqipëria dhe Italia kanë arritur një marrëveshje të ngjashme për të riatdhesuar eshtrat e më shumë se 6 mijë ushtarëve italianë. Por Greqia, e cila ka një minoritet etnik në jug të Shqipërisë, dhe që në të kaluarën ka kërkuar të aneksojë rajonin, gjithmonë ka insistuar që të rënët e saj të mbeten në shtetin fqinj. Trajtimi i minoritetit grek në Shqipëri është burim i përsëritur tensionesh mes dy shteteve”, thuhet në shkrim./GazetaExpress/
Cili është Ferrari me tingullin më të mirë?
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...