Ka apo jo një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku shteti helen fiton 12 milje territor ujor?
Teksa ministri i jashtëm grek e konfirmoi si lajm, për homologun e tij shqiptar, kjo është një shpifje. Kjo ka qenë prej ditësh edhe çështja më e nxehtë mes debateve politike. Vetëm një ditë më parë presidenti i Greqisë, Pavlopulos deklaroi: Është e pakuptimtë që udhëheqja e Shqipërisë të shtrojë çështjen e Çamërisë.
Për ish-ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj, kjo është një deklaratë armiqësore kundër institucioneve dha traktateve ndërkombëtare.
Postimi i plotë
Te nderuar bashkekombas!
Termi “Fqinj i mirë” në politikën e jashtme është përdorur për herë të parë nga Senatori Henry Clay ne shekullin e XX-të, ku parimi kryesor ishte mosndërhyrja në punët e brendshme të një vendi fqinjë.
Real-politika pohon se: “interesi kombëtar” i çdo shteti është siguria dhe mbijetesa e tij kombëtare. Politika e meparshme greke, që kishte për ideologji të gllabërimit megaloidene e “aventuriereve” Jan Katalisis dhe Zerves në ndërtimin e politikes së fqinjësisë, vazhdon një shekull më vonë duke propaganduar nëpërmjet Presidentit Pavlopulos se: “është e pakuptimtë që udhëheqja e Shqipërisë të shtrojë çështjen Çamërisë”.
Nuk është hera e parë që ky trashëgimtar i Zervës, përsërit kushte për Shqipërinë, ku vetem vjeshtën e kaluar katër herë me radhë parashtroi kushtin grek të përdorimit të vetos për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, nëse Shqipëria nuk lëshon “pe” në çështjen e detit, çështjen e varrezave, proteksionin grek mbi ortodoksinë shqiptare, statusin e privilegjuar të minoritetit grek, etj.
Nuk e kuptoj pse greket vazhdojne te jenë armiqësore ndaj institucioneve, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Udhëheqësit grek duhet të luftojnë kundër narrativave nacionaliste dhe retorikës nxitëse, pasi këto janë deklarata të një dekadence të një civilizimi në humbje.
Këto janë deklarata të një ideologjie qe i ka kaluar koha, pasi duke premtuar fuqizimin e “unitetit kombëtar grek” nuk mund te shkelesh mbi të drejtat e cdo grupi etnik.
Traktati Shqipëri-Greqi i 1926-s, nuk coi në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të popullsisë çame nga ana e Greqisë, por u tregua i pabesë dhe mosmirënjohës ndaj rolit të shqiptarëve ne krijimin e Greqisë moderne, ku nga 100 heronjtë që lindën nga revolucioni grek, 90 ishin shqiptarë, të cilet luftuan si miq të popullit grek, se shtypeshin nga i njëjti pushtues.
Çamëria është viktima e tretë e barbarisë greke dhe deri diku, plotësohet mbi gjysma e planit të megaloidesë duke vendosur dhe ligjin e hiles dhe duke e tundur si këmborë deri në ditët e sotme para politikës shqiptare. Kjo, është e domosdoshme për të mos lejuar erozione të reja në sovranitetin e saj shtetëror dhe kombëtar.
Çështja shtrohet për një renditje prioritare strategjike midis sovranitetit dhe integrimit europian, ku në planin historik, sovraniteti është i përhershëm dhe i përjetshëm kombëtar, kurse integrimi europian është i përkohshëm. Pingpongu i politikes në Tiranë, ka çoroditur konceptin për interesat kombëtare.
A janë interesat kombëtare mbi ato të axhendave politike partiake dhe personale? Unë mendojë PO, por me keqardhje gjykoj se kjo nuk eshte zgjidhja e duhur për shqiptarët pasi po kërcënohet identiteti fizik, politik dhe kombetar.
Secili shtet përdor fuqinë e tij ose të paktën njërin prej komponentëve; ekonomikë, ushtarakë, politike dhe diplomatikë, ku dy të parat është e vështirë të realizohen, por ajo diplomatike është krejtësisht e realizueshme nëse ka nje vision te qarte dhe te bashkuar kombetar.
Por, qëndrimet absurde greke trajtohen si argumente ligjore dhe të arsyeshme edhe nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar. Asnjë eksponent i mazhorancës nuk tha asnjë fjalë.
Si shtetas shqiptar i përgjegjshëm, i edukuar dhe trajnuar për atdhedashuri, ku kam dhënë modestisht kontribute jo të vogla në drejtim të sigurisë kombëtare si dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s (misionet luftarake ndërkombëtare), i bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe bashkeqytetareve pa dallime partiake, të tregojne me shume dinjitet kombëtar, për të reaguar ndaj fyerjeve të klaneve ekstremiste antishqipare. DD.
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...