Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj tregon arsyet e largimit të 20 punonjësve të shërbimit diplomatik.
I pyetur nga deputetja Rudina Hajdari Cakaj tha se disa prej të larguarve kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit ndërsa disa të tjerë nuk janë në lartësinë e duhur.
“Duhet të jeni të lumtur që po bëhet. Është përpjekje për të rritur performancën dhe reformë substanciale. Nuk bëhet fjalë për shkarkime. Disa prej tyre do të lirohen dhe disa të tjerë do të transferohen. Në shërbimet diplomatike, ka emërime që nuk janë në lartësinë e duhur. Disa kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit”
Nuk bëhet fjalë për shkarkime. Disa prej tyre do të lirohen dhe disa të tjerë do të transferohen. Në shërbimet diplomatike, ka emërime që nuk janë në lartësinë e duhur. Disa kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit. Një pjesë e tyre nuk mund të qëndrojnë 7 vite në shërbime diplomatike pa asnjë transferim ndërkohë që kemi diplomatë që për 8 vite nuk kanë shkuar jashtë.”
Cakaj e quajti ndërmarrje të vonuar dhe paralajmëroi valë të reja.
“Një pjesë e tyre me sjelljen e tyre kanë tejkaluar sjelljen dinjitoze të diplomatit. Një pjesë e tyre kanë qëndruar tepër gjatë dhe kanë pasur pak kontribut.
Jam këtu mesa kam mundësi e dije të vendos gjërat në rregullin e duhur. Mos ki frikë se çdo emër që është shkëputur nga puna apo do i bëhet transferimi do të bëhet publik dhe do të ketë të shoqëruar me arsyetim.”
Rudina Hajdari: A nuk po cënoni ju profesionalizimin e shërbimit tuaj?
“Nuk është vendim arbitrar por fillimi i një reforme të nevojshme. Një pjesë e tyre kanë tejkaluar mandatin e tyre të përshkruar të punës. Jam i vetëdijshëm për vendimin që kam marrë dhe nuk është vendim që kam marrë për 77 ditë timet në detyrë.”
Rudina Hajdari: Ju keni 77 ditë në detyrë si arritët të merrnit një vendim kaq shpejt? Ish ministri i Jashtëm Bushati tha se po linte një shërbim dinjitoz. Nëse dilni me deklarata se po shkarkoni 20 persona a nuk po cënoni ju profesionalizmin e shërbimit diplomatik tuaj?
Gent Cakaj: “Një pjesë e tyre kanë tejkaluar mandatin e tyre të përshkruar të punës. Jam i vetëdijshëm për vendimin që kam marrë dhe nuk është vendim që kam marrë për 77 ditë. Sa i takon emrave që largohen një pjesë e tyre kanë tejkaluar mandatin e tyre të përshkruar të punës. Unë jam i vetëdijshëm për vendimin që kam marrë dhe nuk e kam marrë se kam 77 ditë në punë po harroni se unë kam qenë zv ministër dhe jam mjaftueshëm i familjarizuar me stafin. Ky nuk është vendim arbitrar por fillimi i një reforme të nevojshme dhe që ka nevojë të thellohet”./ora news
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...