Gent Cakaj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka thënë se Shqipëria në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara po punon për të siguruar njohje për shtetin e Kosovës.
“Gjatë takimeve të shumta në New York do të punojmë veçanërisht në shërbim të njohjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Teksa ka shkruar në Facebook për hapjen e punimeve të Sesionit të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme, ai ka thënë se “Çështja qendrore e punimeve të këtij sesioni do të jetë bashkëpunimi shumëpalësh në funksion të zbatimit të objektivave të platformës për zhvillim të qëndrueshëm 2030”.
“Ndër të tjera, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet angazhimit të përbashkët kundër varfërisë së skajshme dhe ekstremizmit të dhunshëm, përpjekjeve për arsim më cilësor e zhvillim ekonomik dhe bashkërendimit të qëndrimeve për përballjen me ndryshimet klimatike”, ka shkruar ai.
Ai ka bërë të ditur se përpjekjet e Shqipërisë janë drejtuar kah sigurimi i mbështetjeve të vendeve të ndryshme për kandidaturën e Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit.
“Marrë parasysh ambicien e Shqipërisë për të siguruar vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023, një pjesë e konsiderueshme e përpjekjeve të delegacionit shqiptar do të drejtohet pikërisht kah sigurimit të mbështetjeve politike të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse për kandidaturën tonë! Si bartëse e shumë nismave rajonale, anëtare e NATO-s dhe kryesuese e ardhshme e OSBE-së, Shqipëria jo vetëm ka dëshmuar besueshmërinë e lartë në rrafshin shumëpalësh në përgjithësi por ofron edhe një program pothuajse të pazëvendësueshëm për vendin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në veçanti”, ka shkruar ai.
Cakaj ka thënë se do të bisedojnë edhe për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...