I ndodhur në Shtetet e Bashkuara në kuadër të takimeve me rastin e 70-vjetorit të krijimit të NATO-s, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka takuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, demokraten Nancy Pelosi.
Forcimi i lidhjeve euroatlantike bashkoi në qëndrime dy palët, që u shprehën se kjo nuk ka krijuar vetëm siguri e stabilitet, por edhe premisat për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Por, nuk mund të mbeteshin pas zhvillimet politike të rajonit, si dhe roli kontruktiv që ka luajtur dhe vazhdon të luajë Shqipëria në funksion të zhvillimit dhe integrimit të të gjithë rajonit në strukturat euroatlantike.
“Shqipëria ka çmuar përherë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara, partneritet që përbën një nga elementet kryesorë në politikën e jashtme dhe angazhimin e Shqipërisë në rajonin tonë”, theksoi ministri në detyrë, Cakaj.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi u shpreh se Amerika ka mbështetur pa rezerva Shqipërinë në rrugëtimin e saj deri në anëtarësimin e plotë në NATO, 10 vite më parë, e do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian./tch
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos