Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Siç njofton Cakaj në Facebook, temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit në Kosovë që lidhen me aktakuzat e Gjykatës Speciale.
“Nder i veçantë takimi me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nait Hasani.
Biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb”, ka shkruar më tej Cakaj.
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola