Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mblodhi bashkë në Tiranë përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës për të diskutuar mbi një sërë çështjesh me interes të përbashkët. Cakaj u shpreh gjatë takimit se bashkëkombasit tanë në Luginën e Preshevës janë një aset mjaft i vyer i shoqërisë shqiptare.
Politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës u bën bashkë në Tiranë, në zyrën e Gent Cakajt.
Ministri i jashtëm në detyrë tha se shqiptarët që jetojnë në Serbi janë një aset i vyer i kombit shqiptar e nuk duhen lënë jashtë vemendjes.
Gjatë diskutimit, palët u përqendruan në një sërë çështjesh me interes të përbashkët, si njohja e teksteve shkollore dhe përfshirja në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore.
Ministri Cakaj u shpreh se ndihet krenar për vullnetin e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për tejkalimin e dallimeve të brendshme në shërbim të interesave kombëtare. /abcnews.al
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...