Gjatë qëndrimit në Uashington Ministri në Detyrë Gent Cakaj, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.
Gjatë këtij takimi Ministri në Detyrë Cakaj dhe Palmer shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, rolin e Shqipërisë atje, marrëdhëniet e saj me vendet fqinje, si dhe perspektivat integruese të vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike.
Ministri në Detyrë Cakaj u ndal gjithashtu edhe në ecurinë e proceseve të brendshme të Shqipërisë dhe progresin e bërë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, perspektivën e çeljes së negociatave në qershor të këtij viti dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-SHBA.
Palmer vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, kontributin e Shqipërisë në disa prej operacioneve dhe aktivitetet më të rëndësishme të NATO-s, si dhe angazhimet në kuadër të kryesisë së OSBE për vitin e ardhshëm.
Ai nënvizoi se Shqipëria mbetet një partner i çmuar dhe i gatshëm të qëndrojë në krah të SHBA-ve si një aleat i denjë në sfidat me të cilat po përballet Aleanca, por edhe në angazhimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?