Ministri i Jashtëm në një konferencë me Ministrin Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren Federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, falënderoi Austrinë për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë si për procesin e rindërtimit ashtu dhe për pandeminë.
“Austria ka qenë në vendet e para që u mobilizua për ndihmë, pako shtesë me materiale mjekësore, shumë të vyeshme në luftën kundër pandemisë.
I falënderojmë edhe për procesin e rindërtimit sepse dhe aty ishte ndër vendet e para që na ndihmoi. Sot diskutuam për zhvillimet politike në rajon dhe bashkëpunimin dy palësh. Bashkëpunimi do të vazhdojë, Austria është ndër investitorët kryesorë në vend. Diskutuam dhe për Integrimin, ku vendimi për të çelur negociatat, është mirëpritur dhe është i duhuri. Folëm edhe për rëndësinë e pranisë së BE në rajon”, tha Cakaj.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA