Google ADS

Cakaj: Pavarësisht mungesës së konsensusit për çeljen e negociatave, Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore

22:07 | 18 Tetor 2019
A. B.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në një postim në rrjetin Facebook ka thënë se pavarësisht mungesës së konsensusit në Këshill për çeljen e negociatave, Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore dhe përpjekjet e mëtejme në shërbim të aspiratës evropiane.

Sipas ministrit në detyrë Cakaj, anëtarësimi me Shqipërinë nuk vjen si rrjedhojë e interpretimeve kundërthënëse lidhur me progresin e vendit, por si pasojë e vizioneve të ndryshme për reformën strukturore të Bashkimit Evropian në përgjithësi.

“Nuk ka një ujdi absolute për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ekziston një pajtueshmëri e plotë se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kushtet e paraqitura në konkluzionet e qershorit të vitit 2018” -u shpreh Cakaj, njofton Telegrafi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme