Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme te Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë me dije në një reagim në Facebook, se sot janë mbyllur tre marrëveshje shumë të rëndësishme me Republikën e Kosovës në fushën e politikës së jashtme dhe integrimit evropian.
Së pari, me Ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka, është mbyllur marrëveshja për të shkëmbyer përvojat dhe ekspertizën në çështje të organizimit të strukturave përgjegjëse për integrim, procesit të përafrimit të legjislacionit dhe bashkëpunim më të përgjithshëm politik në kuadër të synimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Tani e tutje, dy Ministritë çdo vit do të organizojnë edhe konferencën e përbashkët për diskutim e shtjellim të shumë çështjeve që lidhen me integrimin evropian.”- theksoi Cakaj në reagim.
Së dyti, me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është mbyllur marrëveshja për fuqizimin e diplomacisë publike, mes të tjerash, duke përcaktuar një listë konkrete të aktiviteteve për promovimin e imazhit dhe prodhimeve të dy vendeve, si dhe unifikimin e kalendarit të aktiviteteve kulturore. Gjithashtu, është mbyllur edhe marrëveshja për punën e bashkërenduar në fushën e politikës së jashtme, që përmban edhe krijimin e një skuadre me përfaqësues specialë për mbrojtjen e interesave të dy vendeve.
Për më tepër, Kryediplomati Cakaj, bëri me dije se nëpërmjet një letre zyrtare, i ka kërkuar pëlqimin Ministrit Konjufca për të vazhduar projektin e zhvillimit të Ambasadave dhe Konsullatave me hapësira të përbashkëta.
“Pavarësisht pandemisë, puna jonë nuk është ndalur dhe përkushtimi ynë për maksimizim të bashkëpunimit me Kosovën është i patjetërsueshëm.”- përmbylli reagimin e tij Cakaj.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...