Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj thotë se ka tendencë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të paraqitet agresore e jo Serbia. Thotë se hetimet kanë treguar se s’ka pasur trafikim organesh.
“Konfirmimi i aktakuzave për krime lufte, krime kundër njerëzimit, të gjitha çështjet që tashmë rëndojnë mbi ta, realisht nuk është fare një çështje që lidhet me emra të përveçëm. Ajo është vetëm kulmim i një tendence që ka filluar me kohë tashmë që është përpjekja për kriminalizim të strukturës komanduese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata atje nuk janë duke u paraqitur si individë me emra të përveçëm, por realisht sikur pjesëtarë të një grupi që akuzohet për ndërmarrje të përbashkët kriminale”, tha Cakaj për RTK’nmë
“Ironia është se përderisa kjo nuk ka ndodhur fare në Serbi, ku nuk është hierarkizuar përgjegjësia, sepse ekziston vetëm zëvendëskryueministri i Serbinë së atë kohë që është dënuar në Hagë për krime lufte, në Kosovë po ekziston një përpjekje për ta hierkarizuar, vertikalizuar përgjegjësinë sa i përket të gjitha bëmave të luftës”, shtoi ai.
“Kjo përveç që realisht e implikon gjithë ushtrinë çlirimtare të Kosovës në procesin e kryerjes së krimeve të luftës, ose krimeve kundër njerëzimit, realisht rrezikon edhe ta përmbysë narratizën historike me çrast më shumë agresorë e ndërmarrje kriminale paraqitet Ushtria Çlirimtare e Kosovës sesa vetë Serbia e armata jugosllave në përgjithësi”, tha Cakaj.
Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Europës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës nëntë vjet më parë, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Pohimet e tilla për herë të parë u ngritën nga ish kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë , Carla del Ponte në librin e saj “Gjuetia”, të botuar në vitin 2008. Pas kësaj një numër organizatash ndërkombëtare kërkuan hetime, ndërsa Këshilli i Europës caktoi Dick Marty të merret me këtë çështje.
Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO’s.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...