Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me një post në në llogarinë e tij në Twitter shkruan se vendimi i sotëm do të jetë për Bashkimin Evropian një provë e aftësisë për të adresuar premtimet e tij dhe për të parë drejt së ardhmes.
“Sot, Bashkimi Evropian do të përballet me një zgjedhje historike. Shqipëria ka ndërmarrë një reformë gjyqësore ambicioze dhe të guximshme, duke u shndërruar në një shembull për të gjitha vendet e rajonit.”, u shpreh ministri Cakaj.
Sipas tij, tashmë është koha për hapjen e negociatave, për pranimin e Shqipërisë në BE, pasi një vonesë tjetër mund të ngadalësonte dhe të ndikonte negativisht në progresin e Shqipërisë për reformat e ndërmarra, do të ulte besueshmërinë e BE-së si dhe do të nxiste më tej rrezikun e rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor.
“Ky është momenti i Evropës. Vendet e Ballkanit nuk kanë nevojë për një Bashkim Evropian të kufizuar, të shkëputur dhe jovizionar ndaj zgjerimit, por ne kemi nevojë për një Bashkim Evropian që të jetë i drejtë, i hapur dhe një ditë shprese në këtë periudhë të trazuar”, është shprehur ministri në detyrë Gent Cakaj./TCH
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?