Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, thotë se për deputetët e opozitës nuk ka procedim penal, por materialet janë referuar në prokurori.
Ai tha se nëse do të shkohet aq larg me arrestime deputetësh kjo do të jetë një goditje për Edi Ramën pasi pakënaqësia popullore është rritur dhe me këtë Rama thjeshtë do t’i hedhë benzinë zjarrit.
“Aktualisht ajo që dimë ne është se është bërë vetëm referimi në prokurori, nëse shkojnë aq larg me arrestime deputetësh, ndërsa Saimir Tahirin e lënë jashtë për të cilin edhe vetë Rama kishte thënë se tashmë nuk mund të fshihemi por ndryshoi qëndrim pasi i bëri presion Tahiri, le ta bëjnë, uroj që të shkojnë aq larg, le ta provojë të shkojë aq larg.
Sot qytetarët nuk janë pasivë, masa e pakënaqësisë po rritet me shpejtësi shumë të madhe, arsyet nuk janë vetëm politike, biznesi i vogël po mbyll qepenin, po marrin gjoba, jemi parë mundësisë që të mbyllen me mijëra biznese që mbajnë mijëra familje, dhe në fakt përfitojnë të mëdhenjtë.
Sa më shumë Edi Rama ti hedhë benzinë zjarrit të pakënaqësisë popullore aq më të vështirë do ta ketë ta përballojë, në fakt nëse na arreston është një lloj dekorate sepse jemi në krah të qytetaëve”, tha Bylykbashi në studion e Faxnews.
Bylykbashi duke iu referuar sistemit të drejtësisë tha se tashmë është kapur nga Rama. Sipas tij, prokuroria deri në këto momente është politike dhe hapja e hetimit për policët e Kukësit që ishin në protestë me vonesë nuk tregon asgjë.
Sipas Bylykbashit qytetarëve nuk u ka mbetur asgjë tjetër përveçse protestës, ndërsa shtoi se kanë rënë balancat e pushtetit pasi Rama kontrollon Parlamentin por edhe prokurorinë, ndërsa tha se gjykatat janë nën një presion të jashtëzakonshëm./Standard/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...