Dekretet e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor do ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese nëse janë apo jo në shkelje të Kushtetutës, vendim që do të ndajë njëherë e përgjithmonë edhe ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore që u zhvilluan të dielën që lamë pas.
Por, i ftuar në studion e Top Talk, ish-deputeti i PD, Oert Bylykbashi shprehet skeptik nga Gjykata e re Kushtetuese që sipas gjasave do të formohet brenda këtij muaji.
Sipas tij, Rama po nxiton që të formojë Gjykatën Kushtetuese për të vendosur si anëtar të saj njerëz të tij të besuar.
“Gjykata Kushtetuese duhej të ishte formuar që në 2016-ën, por nuk e kanë bërë sepse kanë kërkuar të gjejnë emrat që duan ata. Tani që u duhet një vulosës për të anuluar dekretet e presidentit, për të shkarkuar presidentin dhe për të miratuar ligjin për Unazën e Re, ligjin për teatrin. Rama i ka dhënë gaz për të krijuar një Gjykatë Kushtetuese për ta kapur ai. Deri edhe me idenë që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që caktojnë 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të jenë të përkohshëm sa të mbarojë punë Edi Rama”, tha Bylykbashi.
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal