Buxheti i Shqipërisë ka arkëtuar gjithsej në shtatë muajt e parë të vitit 327 miliardë lekë, me një rritje prej 16 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
Në vlerë janë arkëtuar 44 miliardë lekë [375 milionë euro] më shumë.
Si nga drejtoria e tatimeve ashtu dhe nga doganat të ardhurat janë rritur ndjeshëm, të ndikuara nga shtrenjtimi i çmimeve por edhe miradministrimi tatimor e doganor.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e shtatë të vitit 2022, arritën në rreth 311 miliard lekë me një realizim në masën 87 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 567 milion lekë më pak.
Niveli i suficitit për periudhën 7–mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 15.735 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 29.8 miliard lekë. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...