Google ADS

Buxheti 2025/ Rama: Do të kenë mbështetje 164 mijë persona me aftësi të kufizuara

10:43 | 6 Dhjetor 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin e vitit 2025.

Rama shprehet se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.

Ai shtoi se po punohet për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm.

“164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në #buxhetin2025. Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara. Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, shkroi Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme