Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliardë e 365 milionë Lekë dhe përbën 4,89% të PPB.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, gjatë vitit 2022 parashikohet rritje e investimeve në vlerën 3 miliardë lekë në sektorin e Shëndetësisë.
“Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliard lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021. Investimet për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me financimin e partnerëve si Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare, arrin në vlerën 3 miliardë lekë“, theksoi Manastirliu.
Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliardë e 365 milionë lekë, i cili përbën 4,89% i PPB bruto ose 6.9 përqind krahasuar me buxhetin fillestar 2021.
Buxheti 2022 do të financojë për Shëndetësinë 63 miliard e 515 milion lekë që përbën 3,4% të PBB, ndërkohë për Mbrojtjen Sociale do të financohen 27 miliard 850 milion që përbenë 1.49% të PBB ose 4.89% të buxhetit të shtetit.
Manastirliu e ka konsideruar këtë buxhet, si buxhetin e qytetarëve i cili ka në fokus shërbimin shëndetësor universal dhe rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë./tvklan/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030