Google ADS

Busti i shkrimtarit Ali Asllani vendoset në Vajzë të Vlorës

20:21 | 24 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ali Asllani kthehet në vendlindje”. Busti i poetit, shkrimtarit, politikanit të mirënjohur shqiptar vendoset në qendër të fshatit Vajzë të Vlorës, ne vendlindjen e tij. Ne ceremoni morën pjesë shumë personalitete.

Deputeti i zonës Vullnet Sinaj, vlerat e Ali Asllanit i shpreh nëpërmjet poezisë së tij “Hakërrim “, vargje aktuale, të cilat tregojnë edhe sot situatën politike në vendin.

Ndërkohë pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë edhe nipi dhe mbesa e Ali Asllanit të cilët shprehën falenderimet për këtë dhe emocionet e tyre lidhur me prezantimin e bustit te Ali Asllanit.

Ali Asllani një ikon e letërsisë shqipe, por mbi të gjitha një politikan, për qytetin e Vlorës por edhe për fshatin ku u lind, ka lnën vepra të jashtëzakonshme të vlefshme edhe në kohën që jetojmë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme