Në Uashington, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin bisedoi situatën e sigurisë në rajon, si dhe bashkërendimin e qëndrimeve të vendeve të Aleancës në prag të ministerialit të ardhshëm të NATO-s, në muajin prill.
Shqipëria, tha Bushati, do të përmbushë angazhimet e Samitit të Varshavës, përfshirë rritjen e buxhetit të mbrojtjes. Sekretari Stoltenberg vlerësoi rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, kontributin në operacionet dhe misionet e NATO-s, në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë marrëdhëniet Kosovë-Serbi, situata aktuale në Maqedoni dhe përfundimi i procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
Bashkëbiseduesit u ndalën mbi nevojën për të bashkërenduar përpjekjet për të konsoliduar stabilitetin demokratik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve destabilizues në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, ministri Bushati theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes Aleancës dhe vendeve të rajonit dhe veçanërisht vijmin e institucionalizimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën, si një menyrë për të adresuar kërkesat e saj legjitime për më shumë siguri.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...