Në një takim me socialistët nga qyteti i Shkodrës, ministri i Jashtëm, njëkohësisht koordinator i rrethit tha se i mungon qeverisja lokale.
Sipas Bushatit është zgjedhur për hallet e popullit e jo të dalë në protestat e partisë së saj.
“Për fat të keq nuk ka qeverisje lokale në Shkodër. Herën e parë që kam parë kryetarin e bashkisë Shkodër është kur erdhi Basha për të protestuar në shesh. Është si të dalë kryeministri apo ministri i Jashtëm të protestojë në shesh. Është absurde. Sepse kryetari i bashkisë zgjidhet për punët e qytetit”, tha Bushati.
Bushati tregohet diskret edhe për investimet e qeverisë si stadiumi “Loro Boriçi” apo muzeu “Marubi” dhe resurset e mëdha që ka Shkodra, të cilat thotë se në vend që të shfrytëzohen maksimalisht për zhvillimin ekonomik, janë kthyer në debate politike shterpë.
Koordinatori i PS për Shkodrën, i shoqëruar nga sekretarja për rininë Elisa Spiropali diskutoi me të rinjtë rreth projekteve zhvillimore dhe ideve të tyre se si duhen shfrytëzuar potencialet e vendit.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...