Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua sot në Bruksel, shprehu mbështetjen e Shqipërisë për rritjen e angazhimit të Aleancës në luftën kundër terrorizmit.
“Shqipëria vjen në këtë ministerial me një seri kontributesh konkrete dhe në rritje, të cilat e rendisin vendin tonë në krah të aleatëve dhe partnerëve më aktivë në misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë Afganistanin, Kosovën, detin Egje dhe së shpejti Letoninë”, u shpreh ministri Bushati.
Në këtë kontekst, ministri Bushati nënvizoi vlerën e shtuar që ofron kontributi i Shqipërisë në përballimin e sfidave të sigurisë në kufijtë e Aleancës, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë që ka një vëmendje e shtuar e NATO-s në përgjigje të sfidave të sigurisë, me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor./Arbresh.info/
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...