Bushati “shpërthen” ndaj socialistëve: Të ndahemi nga oligarkia

14:37 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Gjatë fjalës së tij në parlament, ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka bërë thirrje deputeteve që mos votohet kontrata koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit.

Ai i bëri thirrje mazhorancës për tu ndarë nga oligarkët e të mos përsërisë gabimet në Dhërmi e Palasë ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon energjia e uji.

Ditmir Bushati:

“Sot po kërkohet të miratohet një kontratë për një koncesionar të ri, pa garë, pa procedurë dhe pa ligj, në një situatë jashtëzakonisht të vështirë në të cilën po kalon vendi. Ne nuk kemi asnjë tagër z. Kryetar, zonja e zotërinj deputetë, për të marrim vendime për 30 vitet e ardhshme. Ne na duhet strategji zhvillimi për detin….

“Po synohet me këtë kontratë që portit të hidrokarbureve t’i ndryshohet në thelb objekti. .. Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe tia japim privatit, nuk kemi pse ARZH-ja të nxjerr tenderin 5.5 milionë euro për t’i çuar dhe rrugën prifatët. Nuk kemi pse të paguajmë taksa shqiptarët e zakonshëm këtij vendi dhe të gjithë ne për të çuar atje postën policore, doganierin, kontrollin sanitar dhe fitosanitar. Në rast se doni t’ia jepni privatit, fare mirë mund ta bëjë investimin privati. Çfarë fiton shoqëria me këtë gjë, çfarë fitojnë fëmijët tanë me këtë gjë. Çfarë duam të bëjmë? Duam të bëjmë një realitet si Dhërmiu e Palasa? Nuk i kuptojmë ne gabimet tona ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon rruga atje, shkon energjia, shkon uji?

“Unë kam respekt për kapitalin, i heq kapelën çdo biznesmeni të ndershëm shqiptar, po duhet të ndahemi me oligarkinë. .. Duhet ta përballojmë këtë realitet, nuk duhet të bëhemi si Partia Demokratike që ditën vajton dhe natën i shkel syrin oligarkëve duke i vënë gjoba.

“Po nuk kemi pse t’i japim bonus as Presidentit të Republikës që të dalë si garant i mbrojtjes së publikes, interesin e publikes duhet ta mbrojmë ne z. Kryetar, ne jemi Partia Socialiste, ne jemi partia e progresistëve dhe demokratëve shqiptarë, jemi partia që kemi ardhur në 2013 dhe kemi thënë që do i anulojmë koncesionet, kemi thënë që po keqpërdoret pasuria. Ilir Beqja shkruan e thotë kush jemi ne që po mbajmë peng të ardhmen e të rinjve. Këtu është momenti për ta vërtetuar z.kryetar për të mos shkuar në një kapitalizëm grabitqar, ku në politikë njerëzit qëndrojnë vetëm për favore dhe ku oligarkët e shpërthejnë politikën. Pse e kemi futur këtë në procedurë të përshpejtuar? Për 30 ditë, për 30 ditë nuk bëhet një studim shkencor, për 30 ditë ne nuk kemi mundësi t’u shërbejmë njerëzve, atyre që u kemi kthyer shpinën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme