Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi shkarkimin e drejtorëve të OST-së dhe ARRSH-së, ndërsa tha se pas kësaj qëndron Rama dhe jo ministrja e re e Energjetikes dhe Infrastrukturës.
“Kemi të bëjmë më një reagim të skandalit të DH Albania, apo duhet të kemi një pikëpyetje të madhe. Ka një vijë ndarëse mes Ramës dhe Gjiiknurit. Mund të jetë një larje duarsh me Damian Gjinkurin, por duhet thënë se jemi në rrafshin e hipotezave. Shkarkimi i drejtorëve është një urdhër i Edi Ramës.
Edi Rama është distancuar dhe ka lënë në rrugë bashkëpunëtoret e tij problematike. Këtë po mundohet të bëj edhe me Damian Gjiknurin. Basha e akuzoi se ka sjellë emra anonim në qeveri”, tha Bushati.
Duke komentuar raportin e Edi Ramës me Partinë Socialiste, Bushati u shpreh se kjo parti ka humbur shumë nga demokracia e brendshme që kishte dikur. Ai pohoi gjithashtu se kryetari i saj nuk zgjidhet si në kohën kur Edi Rama erdhi brenda strukturave të PS-së. Ndërkohë Bushati theksoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të vështirë, pasi sipas tij, shefi i qeverisë ka kapur drejtësinë dhe shërbimin sekret.
“PS në ndryshim nga PD ka patur një aftësi për tu hapur përtej vetes dhe ka afruar njerëz jo shumë militantë. Partia e sotme e Edi Ramës është e përjetshme. Kryetari nuk zgjidhet. Në këtë kuptim ardhjet e reja nuk janë aftësi e dëgjimit të shoqërisë, por janë ardhje personale të Edi Ramës. Që të kuptosh, do të thotë të jetosh në një sistem të hapur.
Këtu është thjesht vullneti i Edi Ramës. Unë dëgjova një fjalim të Edi Ramës që më bëri përshtypje. Rama ka bërë një qeveri që mos t’ia shajnë në televizor. Por kjo më duket shumë infantile për ta ngritur këtë kabinet në këtë lloj forme. Rama ka kapur drejtësinë dhe shërbimin sekret”, shtoi mes tjerash Bushati.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...