Google ADS

Bushati: Problemi nuk është mes mazhorancës dhe opozitës, por i Ramës me ndërkombëtarët

22:31 | 29 Tetor 2020
A. B.

Parlamenti rrëzoi sot dekretin e presidentit në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Kjo është temë diskutimi në studion e emisionit “Open”, ku një ndër të ftuarit është analisti Andi Bushati. Ai tha se këtu problemi nuk është mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, por mes Edi Ramës dhe komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Venecias. Sipas tij ngutja për të miratuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor, lidhet me frikën e mazhorancës për ndryshimin e ndonjë prej pikave të përcaktuara.

“Patjetër, afatet janë shumë të pa rëndësishme kur dëshiron të bësh një krim. Ajo që dua të nënvizoj është të marrësh të gjithë optikën e mazhoranës, Ilir Meta është ai maskarai që del me bllok dhe dëshiron ta shikojë vendin keq e më keq. Sali Berisha, Basha, zi e më zi. Në këtë fazë që jemi është një problem, mes mazhorancës, komisionerit për zgjerim dhe Komisionit Evropian,që thanë prisni venecian. Kur pritën përgjigjën e parë të Edi Ramës, që nuk ka kohë të presësh venecian, prapë tha jo prit venecian. Është një problem midis Edi Ramës që mori apel konkret, të kërkojmë këtë gjë dhe Edi Rama që tha nuk pyesim as për Brukselin as për komisionerin e zgjerimit. Nga pikëpamja teknike ndryshimi bëhej duke pritur Venecian. Por frika është që nëse Venecia bën një pikë në dëm të mazhorancës. Nuk po fus europarlamentarët që janë pro Lulit, është qëndrimi zyrtar i Brukselit”, tha Bushati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme