Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti paraditen e së premtes homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu. Pas takimit, ministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Çavusoglu premtoi ndërtimin e disa shkollave në vendin tonë.
“Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri për të ngritur nivelin e arsimit. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria, por dhe nga rajoni”, tha ministri turk, i cili shtoi se “marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Turqi po zhvillohen çdo ditë”.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ministri i Jashtëm turk do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi./tch
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...