Andi Bushati tha në emisionin “Shock” se figura historike e Ismail Qemalit është e mitizuar dhe se historia e Pavarësisë së Shqipërisë është ndryshe nga sa na është mësuar.
Analisti Bushati u shpreh se Ismail Qemali dhe elita politike shqiptare e kohës “as në ëndrrat e tyre më të largëta nuk e kishin imagjinuar pavarësinë e Shqipërisë”.
Klasa politike e asaj kohe, maksimumi që mendonte, sipas analistit ishte një autonomi nën sovranitetin e Sullnatit, pa u shkëputur nga perandoria turke.
Andi Bushati tha se Pavarësia e Shqipërisë nuk ka qenë një projekt politik i parisë shqiptare të kohës, por një kalkulim gjeostrategjik kryesisht i Austro-Hungarisë dhe pak më pak i Italisë.
Këto të dy fuqi të kohës kishin si qëllim kryesor të pengonin daljen e Serbisë në Adriatik.
“Shqipëria po copëtohej, grekët po luftonin për kalanë e Janinës, malazezët për kalanë e Shkodrës, serbët kishin marrë të gjithë vilajetin e Kosovës e kështu rrezikohej ekzistenca e truallit shqiptar”, u shpreh Andi Bushati.
Ai tha se kjo anë e historisë nuk është mësuar në shkollë, e as është shfaqur nëpër filma.
Analisti Baton Haxhiu, nga ana tjetër, e cilësoi të pakujdesshëm çmitizimin që i bëri Andi Bushati Ismail Qemalit.
“Në histori mbahet mend akti dhe veprimi dhe Ismail Qemali prapë se prapë e ka ndjekur një rrugë diplomatike për një diçka të pavarur shqiptare”, tha ai.
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”