Më datën 25 prill në Shqipëri do të mbahen Zgjedhjet Parlamentare.
Në këto zgjedhje partia që drejton Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me tre kandidatë.
Lidhur me këtë ka folur kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë Ervin Bushati.
Bushati tha në Edicionin Special në Klan Kosova se garën e Vetëvendosjes, Partia Socialiste nuk e sheh si problem.
“Në Shqipëri ka shumë parti politike ka mbi 87 apo 90 parti politike. Patjetër që secila parti që mund të konkurrojë i kontribuon sistemit demokratik. Partia Socialiste ka më shumë mandate se të gjitha partitë bashkë. Pra, mund ta sigurojë mazhorancën lehtësisht vet”.
Ai theksoi se Partia Socialiste do ta sigurojë me lehtësi shumicën.
Kreu i PS-së në Tiranë shtoi se nuk dëshiron të merret me partitë e vogla që nuk kanë ndonjë ndikim.
“Partia Socialiste sot është forca më e madhe politike. Mirëpret çfarëdo lloj zhvillimi demokratik të sjelljes dhe të ndërsjelljes apo mirësjelljes së garës. Nuk ndjehemi nën presion. Ka shumë kandidatë të partive politike në Shqipëri”.
“Ne jemi të bindur dhe të qartë se atë se çka ka bërë Partia Socialiste në një vit kaq të vështirë do të marrim mazhorancën më mënyrë më bindëse. Dhe nuk dua të merrem me partitë e vogla që nuk kanë as edhe një ndikim”.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...