Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka folur sot në seancën plenare duke i dërguar një mesazh edhe kryeministrit Edi Rama.
Duke e nisur me raportin e KQZ, Bushati tha se politika shqiptare është në një situatë të paprecedentë duke iu referuar dorëzimit të mandateve nga deputetët e dy partive parlamentare, e duke iu bashkuar opozitës në krahasimin me Venezuelën.
Ai tha se djegia e mandateve nuk legjitimohet dhe se opozita tregoi me këtë veprim një lloj kapitullimi. Gjithsesi Bushati nuk kurseu një kritikë për të vetët kur tha se maxhoranca nuk mund të jetë arrogante.
“Nuk ka diskutim që politika shqiptare për herë të parë është në një situatë të paprecedentë. Kemi qenë shpesh në rreth-rrotullime, kemi gjetur tabelën exit për të dalë nga këto rreth-rrotullime, por për herë të parë në historinë e pluralizimit të Shqipërisë, një parti apo dy parti politike parlamentare kanë dorëzuar mandatet e tyre, të dhëna nga populli. Natyrisht ky është një precedent i ri, vetëm për demokracitë e reja në Europën Qëndrore dhe lindore por edhe për vende me regjime despotike, siç është rasti i Venezuelës.
Nuk ka një mendje racionale, qoftë kjo shqiptare apo ndërkombëtare për të legjitimuar djegien e mandatave si instrument politik për të arritur një objektiv të caktuar. Qoftë rrëzimin e një qeverie, ndërrimin e një kryeministri apo provokimin e zgjedhjeve të parakohshme. Aq më tepër kur ky kuvend u konstituua në bazë të zgjedhjeve të 2017-ës të cilat u organizuan në një qeveri të përbashkët ku institucionet kyçe u drejtuan nga opozita në atë kohë dhe kur ky kuvend u pranua pas zgjedhjeve të 2017-ës edhe nga opozita këtu teksa bëri betimin dhe një pjesë të punës së saj për 1 vit e gjysmë. Është po ky kuvend dhe po këto zgjedhje të cilat kanë marrë certifikimin e OSBE-ODHIR dhe në të gjithë e kemi pranuar që OSBE-ODHIR është autoriteti ndërkombëtar i padiskutueshëm për sa i përket standardeve zgjedhore.
Megjithatë nuk mund ta mohojmë faktin se boja, vezët, vaji, mielli në parlament kanë dalë sot në rrugë. Sot në rrugë janë zëvendësuar me kapsollën, nga përplasja gabimisht e muskujve me policinë dhe tek baltosja e institucioneve të shtetit shqiptar. Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse. Ne jemi PSSH, ne jemi socialist, demokratë, progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijët e opozitës që mungon këtu në sallë”, deklaroi Bushati./balkan web
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...