Bushati: Një media e lirë, e ndershme, e pavarur, promovon demokracinë

13:42 | 3 Maj 2019
Arbresh.info

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka thënë se një media e lirë është jo vetëm zëri i lajmeve të besueshme por edhe dëshmi e nivelit të demokratizimit të shoqërisë.

Bushati në një postim në facebook ka përmendur poashtu se çka ndikon negativisht në proceset demokratike të një shoqërie dhe në integritetin e debatit publik.

“Vetëçensura, dizinformimi, mungesa e transparencës financiare, mungesa e pavarësisë editoriale, ndikojnë negativisht në proceset demokratike të një shoqërie dhe në integritetin e debatit publik”, ka shkruar Bushati në facebook, shkruan arbresh.info

Postimi i plotë:
Një media e lirë është jo vetëm zëri i lajmeve të besueshme, por dëshmia e nivelit të demokratizimit të shoqërisë. Vetëçensura, dizinformimi, mungesa e transparencës financiare, mungesa e pavarësisë editoriale, ndikojnë negativisht në proceset demokratike të një shoqërie dhe në integritetin e debatit publik. Një media e lirë, e ndershme, e pavarur, promovon demokracinë, pikëpamjet e kundërta të debatit publik dhe qasjen ndaj të vërtetës, pa të cilat demokracia nuk mund të konceptohet! #ËorldPressFreedomDay

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme