Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Bruksel gjatë një konference të përbashkët me përfaqësues të BE.
Shehu u kap me përgjigjen që Bushati dha ndaj pyetjes së gazetarit serb lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për pëpjekjet e demarkimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.
Sipas deputetit demokrat, Bushati tregoi mungesë interesi për këtë çështje pas anashkalimit që i bëri.
Statusi i plotë:
Pergjigje e “cuditeshme” para pak minutash nga Brukseli e Bushatit ndaj pyejes se gazetarit serb ne lidhje me qendrimin e Shqiperise per tentativat e “demarkimit, ndryshimit apo quaje si te duash te kufijeve midis Kosoves e Serbise”.
Bushati u pergjegj se sot ai do t’i pergjigjet pyetjeve qe i perkasin Shqiperise, etj, duke treguar jo vetem mungese interesi per ceshtjen, por edhe me shume…!!
Pra sipas tij kjo ceshtje tejet e rendesishme per shqiptaret e Rajonin, se paku nuk i perkitka edhe Shqiperise!!!
Hap mbrapa kjo deklarata e sotme e Bushatit ndaj asaj te pak kohe me pare, ku ai u shpreh, megjithese jo qarte,negativisht ndaj nje opsioni te tille.
Ne fakt sot ai keshtu ka sinkronizuar qendrimin e tij me ate te Kryeministrit, qe tingellon jo vetem i “cuditshem”, por edhe i pa pajtueshem me interesat shqiptare e stabilitetin e Rajonit.
Kush e cfare e detyroi Bushatin te ndryshoje qendrim?
Kete duhet ta sqaroje Ministri i Jashtem.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë