Bushati kthehet në “origjinë: Një shqiptar i madh që e nxori Shqipërinë nga terri

20:52 | 3 Tetor 2020
A. B.

Prej disa muajsh ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati po qëndron jashtë sferës politike, duke mos komentuar zhvillimet e fundit.

Ditën e sotme ai ka kujtuar me anë të një statusi në rrjetet sociale një emër të njohur të historisë që lidhet edhe me origjinën e tij. Bushati thotë se një shqiptar i madh që e nxori Shqipërinë nga terri në të cilin ishte zhytur prej kohësh, duke e bërë të njohur në botë.

“3 Tetor 1796 – 3 Tetor 2020 në përvjetorin e vdekjes së KARAMAHMUT PASHË BUSHATLLIUT

Në regjistrin e Arkipeshkvisë së Shkodrës, më datën 3 tetor 1796 u shkrua: “Në këtë ditë vdiq i madhi Mahmud Pasha i Shkodrës”. Një shqiptar i madh që e nxori Shqipërinë nga terri në të cilin ishte zhytur prej kohësh, duke e bërë të njohur në botë”, shkruan Bushati./mv. abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme