Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është takuar ditën e sotme me homologun grek Nikos Kotzias gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.
Të dy ministrat biseduan për ecurinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tani si dhe vijimin e diskutimeve për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.
Takimi Bushati-Kotzias vjen një ditë pas atij mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras.
Biseda mes Bushatit dhe Kotzias vijoi në vazhdën e këtij takimi ku u fol rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh dhe vlerësimi i arritjeve të deritanishme.
Mes dy vendeve ka ende çështje që vazhdojnë të diskutohen nga grupet e negociatave, por kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin e një zgjidhjeje pozitive së shpejti./Koha Jonë
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez