Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se ndihet i nderuar që ishte pjesë e ceremonisë së vlerësimit më titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” të gjimnazit të tij, “Petro Nini Luarasi”, me rastin e 60 vjetorit të themelimit.
Bushati ka shprehur mirënjohje për plejadën e mësuesve, për përkushtimin e tyre në këtë gjimnaz.
“Mirënjohje të gjithë plejadës së mësuesve që me përkushtimin e tyre na edukuan duke e kthyer “Petro Nini Luarasin” në një prej shkollave simbol të Shqipërisë”, ka shkruar Bushati në facebook.
Postimi i plotë:
Shumë i nderuar që isha pjesë e ceremonisë së vlerësimit me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” të gjimnazit tim, “Petro Nini Luarasi”, me rastin e 60 vjetorit të themelimit. Mirënjohje të gjithë plejadës së mësuesve që me përkushtimin e tyre na edukuan duke e kthyer “Petro Nini Luarasin” në një prej shkollave simbol të Shqipërisë. Gëzuar 60 vjetorin gjimnazit të talenteve shqiptare!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...