Bushati dhe Kotzias takohen përsëri në Bruksel

19:10 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar sërish me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Mësohet se takimi është zhvilluar në selinë e NATO-s.

Ministria e Jashtme greke konfirmoi takimin duke publikuar edhe një foto të Kotzias me Bushatin.

Për shkak të nisjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë, takimet me dy kryediplomatëve kanë qenë të shpeshta.

Pak kohë më parë Kotzias pati një vizitë në Korçë, ndërsa më pas edhe në Tiranë.

Në kohët në vijim pritet edhe një vizitë në Shqipëri e kryeministrit grek Aleksis Cipras./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme