Google ADS

Bushati: 28 Nëntori është një ditë historike, përbashkuese që lidhet me heronjtë tanë

10:11 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë 28 Nëntori, dita e flamurit, është një ditë historike dhe përbashkuese e kombit shqiptar  e cila lidhet para së gjithash me heronjtë tanë.

Ai ka përmendur, Skenderbeun dhe përkushtimit e tij për atdhe, Ismail Qemalin dhe baballarët e mençur të kombit si dhe luftën për flamur të Adem Jasharit dhe bijve të UÇK-së që çliruan Kosovën.

“Me Skënderbeun dhe përkushtimin e tij ndaj atdheut dhe mbrojtjes së vlerave të civilizimit perëndimor. Me Ismail Qemalin dhe baballarët e mençur të kombit, falë të cilëve Shqipëria shpalli pavarësinë dhe hodhi themelet e para të shtetndërtimit. Me luftën për flamur të Adem Jasharit dhe bijve të UÇK-së, që bën të mundur çlirimin e Kosovës”, shkruan Bushati në facebook.

Bushati tutje ka thënë se e kaluara jonë duhet të shërbejë si burim frymëzimi për të mirën tonë të përbashkët.

Postimi i tij i plotë:

28 Nëntori, dita e flamurit, është një ditë historike dhe përbashkuese e kombit shqiptar që lidhet para së gjithash me heronjtë tanë. Me Skënderbeun dhe përkushtimin e tij ndaj atdheut dhe mbrojtjes së vlerave të civilizimit perëndimor. Me Ismail Qemalin dhe baballarët e mençur të kombit, falë të cilëve Shqipëria shpalli pavarësinë dhe hodhi themelet e para të shtetndërtimit. Me luftën për flamur të Adem Jasharit dhe bijve të UÇK-së, që bën të mundur çlirimin e Kosovës.

E kaluara jonë duhet të shërbejë si burim frymëzimi për të mirën tonë të përbashkët. Sot, më shumë sesa për slogane e parulla, kemi nevojë për atdhedashuri, unitet dhe vështrim strategjik në përballimin e sfidave kombëtare që na imponon koha.

Fjalët e Ismail Qemalit gjatë aktit të shpalljes së pavarësisë tingëllojnë aktuale edhe sot: “të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qyetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të lIrë”.

Gëzuar festën e pavarësisë??
#DitaeFlamurit

/arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme