Google ADS

Burri qëllon me armë gruan, vajzën dhe më pas veten në Tiranë

15:33 | 21 Janar 2018
Arbresh.info
Pak minuta më parë, një burrë dyshohet se qëlloi gruan e tij, vajzën dhe më pas veten, përballë hyrjes së Fakultetit të Drejtësisë, në Tiranë.
Burime të Lapsi.al në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se gruaja dhe vajza janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spital. Policia ka rrethuar zonën.
Autoambulanca sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të marrë dhe burrin që kreu aktin e rëndë. Mësohet se ai është i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak. /LAPSI.AL /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme