Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në Gjirokastër, ku një 72-vjeçar leu me benzinë dhe i vuri flakën bashkëshortes së tij.
Basha shkruan në “Twitter” se dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë dhe se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të frenuar këtë fenomen.
“Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike.
PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shprehet Basha.
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin