Google ADS

Burri e goditi me thikë, familjarët e trajtojnë si një grindje normale (VIDEO)

13:21 | 29 Shtator 2017
arbresh.info

Familjarët e gruas që u sulmua me thikë nga bashkëshorti tregojnë se motra e tyre keqtrajtohej vazhdimisht. Ndërkohë 53-vjeçarja ende nuk e ka kaluar rrezikun nga ngjarja që për pak i mori jetën 53-vjeçares.

Familjarët e saj tentojnë ta trajtojnë si një grindje të zakonshme. Ky person mund të ishte vëllai i një motre të vrarë por vazhdon të ruajë qetësinë, shkruan Abc.news.

Që prej pasdites së të mërkurës gruaja 53-vjeçare ndodhet në reanimacion. Liljana Hatillari nuk është në gjendje të rrëfejë tmerrin që përjetoi nga sulmi i bashkëshortit. Të afërmit e saj gjithashtu bezdisen nga kamerat.

Ngjarja ndodhi në Roskovec, në Shqipëri, ku Shefit Hatillari, 56 vjeç, goditi disa herë me thikë bashkëshorten e tij Liljanën.

Fqinjë të familjes treguan se bashkëshortët kishin konflikte të vazhdueshme.

56-vjeçari ishte konsumues i rregullt i pijeve alkoolike çka mendohet se është bërë shkak edhe për sherrin e një dite më parë. policia e ka arrestuar 56-vjeçarin i cili nesër pritet të njihet me masën e sigurisë në gjykatë.

https://youtu.be/kdV41wVYRzs

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme