Një shqiptar i cili merrej me droge në Londër është burgosur ditën e djeshme për pastrim parash dhe shpërndarje kokaine.
Amir Shkrela, 27-vjeç u dënua me 4 vjet burg pasi pranoi akuzat ditën e djeshme në Gjykatën e Inner London Crown.
Ai ishte subjekt i një hetimi nga Partneriteti i Krimit të Organizuar (OCP) – Agjencia e Përbashkët Kombëtare e Krimit dhe Shërbimi Policor Metropolitan kundër krimit të organizuar.
Në momentin e ndalimit, Shkrelës ju gjetën tre kg kokainë që e kishte në dy çanta, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u zbuluan 181,000 £ në para, dhe një dokument i rremë identifikimi me fotografinë e tij.
Dje në Gjykatën e Kurorës së Inner London, Shkrela u deklarua fajtor për shpërndarje droge të klasit A, pastrim parash dhe posedim të rremë te nj mjeti identifikimi dhe për pasojë u dënua me 4 vite burg.
Matt McMillan i Partneritetit për Krimin e Organizuar tha: “Ky është edhe një sukses tjetër për OCP – duke demonstruar se forcat e kombinuara të Shërbimit të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit janë të angazhuar për të mbrojtur publikun dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë”.
“Sekuestrimi i drogës dhe parave të gatshme ka një ndikim të madh në grupet më të gjera të krimit të organizuar që janë të përfshirë në shpërndarjen e drogës, dhe i pengon ata të investojnë fitime në fyerje të mëtejshme”, përfundoi ai./tch
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...