Numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe pothuajse është katërfishuar në katër vitet e fundit, pasi vendi është duke u përmbytur nga bandat shqiptare të pamëshirshme të drogës.
Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se numri i të burgosurve ishte rritur nga 212 në vitin 2013 në 760 deri në fund të vitit të kaluar dhe 433 prej tyre janë në burg për vepra penale të drogës, shkruan “Mirror”, transmeton portali arbresh.info
Gjatë muajit të kaluar “Mirror” ka njoftuar se tregu britanik i kokainës është duke u kontrolluar nga mafia shqiptare.
Pjesa më e madhe e të burgosurve janë nga Shqipëria, të cilët gjatë fund viteve të ’90-ta kanë hyrë në Britani të Madhe duke u paraqitur si refugjatë nga Kosova, ndërsa një pjesë tjetër kanë hyrë me dokumenta greke dhe italiane.
Mafia shqiptare ka krijuar marrëdhenië të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane, duke anashkaluar palët e treta.
Në Britani të Madhe kokaina është më e lirë se në vitin 1990.
Mohammed Qasim, një studiues në Universitetin Leeds Beckett dhe një ekspert mbi bandat tha se: “Shqiptarët kanë marrë reputacion serioz, kështu që askush nuk përpiqet t’i sfidojë ata. Kemi shqiptarë të rinj që vijnë vetëm për të fituar para nga tregu i drogës. Disa prej tyre kanë pallate të mëdha në Shqipëri”.
Ai besson se krimi në rritje me thika në të gjithë vendin ka një lidhje me numrin e shqiptarëve që kanë hyrë në vend./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...