Burg përjetë dha sot Gjykata e Shkodrës për Miklovan Parubin, 33 vjeçarin e akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe plagosjen e katër të tjerë në fshatin Dajç dy vite më parë.
Gjykata vendosi të dënojë me 3 vite burg Marçel Shpijatin si person të përfshirë në këtë masakër.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit 2016, ndërsa shkak u bë një lojë pokeri.
Rreth orës 22: 40 të mbrëmjes së të hënës 3 tetor 2016 ku Miklovan Parubi qëlloi me kallashnikov në lokal duke lënë dy të vdekur dhe 4 të plagosur.
Parubi që njihej si përdorues droge dhe me probleme të forta emocionale dhe në çastin e krimit kishte konsumuar edhe një sasi të konsiderueshme alkooli.
Viktima mbetën Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshtin, 30 vjeç. Ndërsa të plagosur Ndok Markut, Vinçens Kopshtit, Aleks Prendit dhe Kitas Mollës./Gazeta Express
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...