Marjana Cmeta, nusja 21-vjeçare që vrau vjehrrën e saj një vit më parë, është lënë në arrest me burg.
Bashkë me të, masën arrest me burg ka vendosur gjykata edhe për hoxhën Hysen Shehu, ku Marjana u rrëfye, Agim Lamin, vjehrrin e saj dhe Arben Saliun, nipin e tij, me akuzën për moskallëzim krimi.
Vetë 21-vjeçarja nuk ka pranuar të flasë në sallën e gjyqit për atë çka ndodhi atë ditë dhe për krimin e kryer. Ndërsa hoxha Hysen Shehu ka theksuar përpara trupit gjykues se për krimin ka vënë në dijeni menjëherë bashkëshortin e saj, Oltionin.
Më tej, hoxha është shprehur se atij nuk i lejohet të denoncojë rrëfimet për shkak se ia ndalon besimi. Por, Hysen Shehu e ka marrë regjistrimin në ambient zyre dhe jo në xhami.
Ndërkohë, Marjana Cmeta e ka rrëfyer krimin ndaj vjehrrës 6 ditë pas ngjarjes, duke mos e ditur se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami.
Kjo çështje po hetohet nga Krimet e Rënda./Top Channel
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...