Gjykata e Sarandës i la në burg pa afat dy vëllezërit, Xhoi Tarja dhe Xhanelo Tarja, të akuzuar si autorë të vrasjes me thikë të Klodian Bakiaj.
Mbi vëllezërit, 18 dhe 24 vjeç, rëndon akuza “Vrasje me dashje në bashkëpunim” .
Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Sarandës, pasi 41-vjeçari Bakiaj, i cili ishte banues në Tepelenë, kishte parkuar automjetin në lokalin ku ndodhi ngjarja, në lagjen nr. 1 të qytetit.
Tare ka debatuar me viktimën, të cilin më pas e ka goditur 2 herë me thikë.
Një nga goditjet e ka prekur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
I riu është ndihmuar edhe nga vëllai i tij në kryerjen e krimit.
Gjithashtu, është arrestuar edhe administratori i hotelit, i cili nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave./euronews.al/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...