Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Emrah Nuredinin nga Elbasani, i cili bëri marrëveshjen prej 5 mijë eurosh për të shitur foshnjën ende palindur.
Sakaq ai ka mohuar akuzat para gjykatës së Durrësit sot, duke thënë se është baba i 5 fëmijëve për të cilët kujdeset dhe i do.
Ai ka pretenduar se ka qenë i dehur në momentin kur ka bërë marrveshjen për të shitur beben që ështe ende në barkun e nënës.
”Dua të shkoj te fëmijët dhe nuk e di si e kanë bërë këtë. Atë ditë kam qenë i pirë. Unë jam i vetmi që e mbaj familjen me ushqim. Mbledh kanaçe. I dua fëmijët”, tha para gjykatës babai që vuri në shitje fëmijën e tij./albeu
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump